Google ADS

Policia: Tek Ura e Ibrit nuk pati incident, ishte një festë e maturantëve

19:42 | 1 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Polica e Kosovës, ka mohuar se tek ura e Ibrit në Mitrovicë ka pasur ndonjë incident apo sulm siç është raportuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovë në veri të Mitrovicës, Besim Hoti ka thënë për arbresh.info,  se ka qenë një festë e organizuar nga maturantët.

Ai thotë ky aktivitet nga ta ka qenë i paparalajmëruar, por që me arritjen e ekipeve policore janë larguar pa asnjë kundërshtim.

“Nuk ka qenë ndonjë incidet apo sulm ndaj policisë apo ndokujt. Ka qenë një festë e disa maturantëve 30-40 nxënës të cilët kanë festuar përfundimin e shkollës. Kjo ka qenë e paparalajmëruar e cila ka zgjatë afër 10 minuta dhe me arritjen e njësive policore ata janë larguar pa kundërshtime dhe nuk është lënduar askush”, tha Hoti./ arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme