Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do të takohet me përfaqësuesit e subjekteve politike të vendit.
Arsyeja për këto takime është caktimi i datës së Zgjedhjeve Lokale, që pritet të mbahen në muajin tetor, të këtij viti.
Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidentes Osmani, i cili tha se njëherë do të zhvillohen takimet, pastaj caktohet data për Zgjedhjet Lokale.
“Me të gjitha partitë janë paraparë takimet për nesër. Njëherë janë takimet, pastaj caktohet data”, tha ai për Reporteri.net.
Ndryshe, shumë parti politike në Kosovë, kanë konfirmuar kandidatët e tyre për komunat përkatëse.
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...