Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se i kanë bërë të gjitha përgatitjet që nga java e ardhshme në këtë komunë të fillojnë me vaksinim masiv kundër COVID-19.
Përmes një komunikate për media të lëshuar nga Komuna e Gjilanit, thuhet se në emër të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, Haziri ka bërë të ditur se deri tani në Gjilan janë vaksinuar 2846 qytetarë, përfshirë edhe punëtorët shëndetësorë.
Ndryshe, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 21480 mostra, 6424 kanë rezultuar pozitivë, 6263 janë shëruar, 146 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 20 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 5 persona, dhe 42 mostra në pritje për rezultat./arbresh.info/
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare