Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka njoftuar se ka përfunduar raporti për monitorimin e çmimit të vajit në vendin tonë.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook tha se nga ky monitorim i tregut, kanë konfirmuar se ka pasur një rritje të theksuar të çmimit të këtij produkti nga muaji janar i këtij viti.
Tutje, ai tha se për këtë arsyeje, AKK menjëherë ka nisur procedurat për të parë nëse operatorët e tregut kanë bërë ndonjë shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës gjatë caktimit të çmimit.
“Bazuar në këtë ligj, bashkërendimi i operatorëve të tregut për ta caktuar çmimin e ndonjë produkti mund të jetë veprim që bie ndesh me ligjet në fuqi që e mbrojnë konkurrencën e ndershme në vendin tonë”, tha ai.
“Sidoqoftë, nga monitorimi që kemi kryer në terren si dhe nga mbledhja e të dhënave nga institucionet shtetërore, kemi ardhur në përfundim që nuk ka elemente të ndonjë marrëveshjeje të ndaluar apo praktikë të bashkërenduar ndërmjet importueseve të vajit në Kosovë. Në fakt, bazuar në monitorimet të kryera, kemi konstatuar se rritja e çmimit të vajit ushqimor është rritje globale, e cila pastaj reflekton në mënyrë zinxhirore edhe në shtetin tonë, si importues i këtij produkti”, shtoi Prestreshi.
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...