Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, do të kandidojë sërish për të parin e këtij qyteti në zgjedhjet që priten të mbahen në tetor të këtij viti.
Kështu thuhet në një njoftim të sekretarit administrativ të zyrës së LDK-së, Dega në Viti, Imri Emërllahu.
“Kryesia e Degës së LDK-së, në Viti, unanimisht u përcaktua dhe një zërit aprovuan, kandidaturën për Kryetar të Komunës së Vitisë, z.Sokol Haliti”, shkroi ai në Facebook.
Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në tetor të këtij viti e partitë politike kanë filluar të zyrtarizojnë kandidaturat për kryetar komune.
Në Viti, deri tani vetëm PDK-ja ka konfirmuar zyrtarisht emrin e Bekim Azizit, kandidat për kryetar./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...