Palmer e Lajçak për Asociacionin e Komunave Serbe: Është në duart e palëve

11:38 | 1 Qershor 2021
M. A.

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se ai nuk ka kërkuar që të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe por, sipas tij, kur të arrihet një marrëveshje, ajo duhet të zbatohet në legjislacionin ndërkombëtar.

“Kur arrihet një marrëveshje atëherë ky zotim duhet të zbatohet. Unë kam thënë se kjo është ajo për çka negociojmë marrëveshjet ndërkombëtare e bëjmë dhe duhet ta bëjmë realisht. Për çka do ta bëjmë këtë do ta dëshmoj dialogu dhe kjo është në duart e Prishtinës dhe Beogradit”, deklaroi Lajçak.

Komente pati edhe zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan dhe Përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer.

“Forma se si duhet të bëhet asociacioni është forma e cila dakordohet mes palëve”, deklaroi Palmer.

Këto komente ata i bënë një ditë pas takimeve me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme