Sot, në kuadër të seancës qeveritare, pritet të miratohen protokollet për mbajtjen e dasmave në Maqedoninë e Veriut.
Këtë e ka paralajmëruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ditë më parë, teksa u pyet se si do të organizohet dasmat, marrë parasysh se të njëjtat pritet të mbahen në ambiente të hapura.
“Tashmë janë propozuar disa protokolle të cilat sigurisht se do të shqyrtohen nga Shtabi i Krizës dhe në seancë qeveritare ditën e martë”, tha Bekteshi ditë më parë.
Në bazë të protokolleve që janë propozuar nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, parashihet mes të tjerash që nusja e dhëndri do të luajnë valsin e parë, por mysafirët nuk do të mund të kërcejnë valle.
Dasmat do të organizohen vetëm në ambiente të hapura me maksimum 100 mysafirë.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë