Turqia ka vendosur të lehtësojë disa kufizime të tubimeve publike që synonin të frenojnë përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur para gazetarëve pas takimit të kabinetit presidencial, presidenti Recep Tayyip Erdoğan njoftoi se gjatë muajit qershor kufizimi i lëvizjes së qytetarëve do të zbatohet çdo ditë nga ora 10 deri në orën 05 të mëngjesit, përveç të dielave kur do të zbatohet një bllokim i plotë.
Presidenti turk po ashtu njoftoi se restorantet dhe kafenetë do të shërbejnë brenda hapësirave të tyre nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 21 në mbrëmje, ndërsa shërbime me dërgesa do të vazhdojë deri në mesnatë.
Më 17 maj, Turqia filloi një proces gradual të normalizimit pas një bllokimi 17-ditor që uli ndjeshëm infeksionet në vend.
Deri më 1 qershor, vendi zbatoi kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nga ora 21 në mbrëmje deri në orën 5 të mëngjesit, ndërsa gjatë fundjavave vendi ishte në bllokim të plotë.
Deri më tani Turqia ka regjistruar 47.405 vdekje nga COVID-19, ndërsa mbi 5.1 milionë persona janë shëruar nga virusi. Vendi ka regjistruar mbi 5.2 milionë raste të konfirmuara me këtë virus.
Që nga mesi i muajit janar, kur edhe filloi fushatën masive të vaksinimit kundër pandemisë, Turqia në mbarë vendin ka administruar mbi 29 milionë doza të vaksinës, prej të cilave mbi 12.48 milionë tashmë kanë marrë dozat e dyta.
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...