Një burrë 41-vjeçar në provincën lindore kineze, Jiangsu, është konfirmuar si rasti i parë i njeriut të infektuar me gripin e shpezëve, H10N3, tha të martën Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë.
Personi i infektuar, i cili jeton në qytetin Zheniang, ishte hospitalizuar më 28 prill, pasi kishte temperaturë dhe simptoma të tjera, thuhet në deklaratën e Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë.
Ai u diagnostikua me virusin H10N3 më 28 maj, thuhet në njoftim, por nuk u dhanë hollësi për atë se si është infektuar burri me virusin e shpezëve, shkruan Reuters.
Komisioni tha se virusi H10N3 është një lloj më pak patogjen dhe relativisht më i butë i virusit të shpezëve dhe se rreziku për shpërndarjen masive të tij është shumë i ulët.
Personi i prekur nga ky virus është në gjendje stabile dhe gati për t’u liruar nga spitali. Pas vëzhgimit mjekësor te njerëzve me të cilët ka pasur kontakte i infektuari, autoritetet nuk kanë gjetur ndonjë të prekur tjetër.
Në Kinë qarkullojnë shumë lloje të gripit të shpezëve dhe disa prej tyre kohë pas kohe kalojnë në njerëz. Zakonisht, ata që preken janë punëtorët e fermave të shpezëve. Sidoqoftë, në këtë shtet nuk ka pasur numër të konsiderueshëm të njerëzve të prekur nga gripi i shpezëve që nga periudha 2016-2017, kur nga virusi H7N9 kishin vdekur rreth 300 persona.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë