Ish-shefi i policisë së Ulqinit Rudolf Elezoviç, aktualisht pjesë e sektorit të anti-drogës në policinë kufitare të Malit të Zi rezulton i zhdukur në rrethana misterioze prej 27 Majit.
Zyrtari i ka humbur gjurmët në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në zonën mes fshatrave Pentar dhe Reç.
Ka qenë gruaja e tij, Marija Elezović që denoncoi zhdukjen pasi humbi kontaktet me bashkëshortin.
“Telefoni i tij ishte fikur dhe gruaja e tij nuk ka komunikuar me të që nga ajo kohë (27 Maji)”, tha një burim nga grupi hetimor për mediat malazeze.
Humbja e tij ka ngritur në këmbë edhe policinë shqiptare ku mësohet se në bashkëpunim kanë qenë duke hetuar trafikun dhe goditjen e trafikut në dy anët e kufirit.
“Elezoviç ka kapërcyer kufirin disa herë kohët e fundit dhe ka qëndruar në Shqipëri” shkruajnë mediat përtej kufirit.
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj