Ish-anëtari i delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Gazmir Raci, ka komentuar vizitën treditore të dy zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë, Matthew Palmer nga SHBA dhe Miroslav Lajçak nga BE.
Sipas tij, ky është sinjal që BE edhe SHBA, po e shohin me shumë seriozitet finalizimin e çështjes mes Prishtinës dhe Beogradit, njofton Klan Kosova.
”Po hymë në një fazë shumë të rëndësishme të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”.
”Kjo është një vizitë shumë e rëndësishme. Është vizita e parë që të dy delegacionet e dy institucioneve shumë të rëndësishme për Kosovën, vijnë bashkë të dy të përgatitur për raundin e parë mes Kosovës e Serbisë, meqë tash kemi një qeveri të re”.
”Serioziteti i kësaj vizite, dhe niveli i zyrtarëve të lartë nga Departamenti i Shtetit dhe Bashkimi Europian, mendoj që kemi hyrë në fazën finale të këtij procesi. Tash a do të përfundojë ky proces shumë shpejtë, apo deri në një periudhë maksimumi njëvjeçare apo eventualisht dy, kjo mbetet të shihet nga roli i ndërmjetësuesit”.
”Nuk kemi kohë për të humbur sepse e kemi rrugën e integrimit në Bashkimin Europian”.
”Kjo vizitë është vizitë parapërgatitore për raundin e parë, që jep drejtim dhe mund të shohim pastaj se në çfarë afati kohor shkojmë drejt finales së dialogut”.
”Pikërisht, kjo vizitë po ndodhë pas ndryshimeve që ndodhën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe zgjedhjes së presidentit të ri, dhe tashmë SHBA dhe BE janë së bashku”.
Raci shton se kjo vizitë e Palmer dhe Lajçak, sjell një mesazh se SHBA dhe BE, pas gjithë distancimit që u pa të kishin mes vete, janë të interesuar në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
”E kemi parë se në të kaluarën kishte përçarje dhe kishte njëfar distancimi nga roli europian, sepse edhe marrëveshja e Washingtonit u realizua me ndërmjetësimin e SHBA-ve në Washington”.
”Administrata e re amerikane, Presidenti Joe Biden, është i lidhur direkt personalisht me çështjen e Kosovës. Jemi në një rrugë pa kthim që finalen duhet ta gjejmë sa më shpejtë, për shkak se na presin edhe procese të tjera zhvillimore”.
”Kjo është porosia kryesore e vizitës së sotme që: SHBA dhe BE tashmë janë bashkë në një anije, e cila shpresojmë që do t’na çojë drejt përfundimit të këtij procesi sa më shpejt që të jetë e mundur”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...