Google ADS

Shqipëria, Kroacia apo Serbia, cila e ka ushtrinë më të fortë në Ballkan?

00:59 | 1 Qershor 2021
Trina Galanxhi

SHBA, Rusia dhe Kina janë tri vendet me ushtritë më të fuqishme në botë. Të paktën kështu po del nga matjet të cilat janë bërë nga Global Fire Power, duke u mbështetur në më shumë se 50 faktorë.

Matjet nuk bazohen vetëm në numrin e armëve por edhe në diversitetin e tyre pra në llojet e armatimit. Mjetet bërthamore nuk janë marrë parasysh, kurse fuqia punëtore që e kanë këto vende në dispozicion ka faktor kyç.

Aleatët e NATO-s kanë marrë një bonos të lehët në këtë renditje.Në Ballkan ushtrinë më të fuqishme po del ta ketë Kroacia e cila në këto matje është renditur në vendin e 68-të, duke e lënë prapa Serbinë e cila është në pozitën e 83-të,Shqipëria ka arritur të dalë në vendin e 90-të, duke lënë prapa kështu Slloveninë, Bosnje Hercegovinën dhe Maqedoninë.

Në këtë tabelë të 133 shteteve, nuk janë përfshirë fare as Kosova dhe Mali i Zi.

Në Ballkan ushtrinë më të fu qishme po del ta ketë Kroacia e cila në këto matje është renditur në vendin e 68-të, duke e lënë prapa Serbinë e cila është në pozitën e 83-të, Shqipëria ka arritur të dalë në vendin e 90-të, duke lënë prapa kështu Slloveninë, Bosnje Hercegovinën dhe Maqedoninë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme