Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, vlerëson se çështja e krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe është e mbyllur dhe se nuk ka çka të diskutohet më për të.
Krasniqi në një intervistë në Interaktiv të KTV-së tha se Kushtetuta ka hedhur poshtë shumë prej pikave të marrëveshjes që parashihte krijimin e këtij asociacioni dhe se tash, askush nuk mund të shtyjë dike të bëjë diçka në kundërshtim me aktin më të lartë juridik në vend.
“Asociacioni i Komunave Serbe është jokushtetues, 24 pika të asaj marrëveshje është vërtetuar se janë shkelur parimet kushtetuese. Nuk mund të diskutojmë më për këtë, shteti jonë multi-etnik nuk mund të lejojë krijimin e një asociacioni etnik”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka hedhur poshtë idenë se mund të ketë presion nga ndërkombëtaret, meqë bëhet fjalë për një marrëveshje të firmosur mes dy vendeve në Bruksel.
“Ne nuk mund të veprojmë në kundërshtim me Kushtetutën, kjo është baza, ne nuk mund të krijojmë organe tjera që s’janë në harmoni me Kushtetutën, s’kemi çka të bisedojmë. Në Kushtetutë ne bazohemi gjatë punës tonë, nuk mund të veprojmë kundër kësaj, është qëndrim që nuk do ta ndryshojmë, askush nuk mund ta kërkojë këtë”, ka thënë Krasniqi.
Vajzat e shtëpisë elektrizohen nga muzika dhe bëjnë c
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...