Google ADS

Arrijnë mbi 11 mijë vaksina “Pfizer” në Maqedoni

21:16 | 31 Maj 2021
Përparim Bublaku

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri të ditur se sot kanë arritur 11.700 vaksina “Pfizer”.

“7.020 janë siguruar përmes bisedimeve të drejtpërdrejta me prodhuesin, ndërsa 4.680 doza janë siguruar nga BE si ndihmë përmes marrëveshjeve trilaterale në kuadër të programit ‘Team Europe”, thotë Filipçe.

Ai sqaroi se ky program është për gjetjen e vaksinave për Ballkanin Perëndimor që e koordinon shteti i Austrisë.

Ndryshe, sot Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në Maqedoni me dozë të parë kanë ngelur diku rreth 5 mijë vaksina

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme