Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se të gjithë duhet të angazhohen që të kemi një jetë më të shëndetshme e ajr më të pastër.
Ajo në hapjen e edicionit të katërt të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, premtoj mbështetjen e saj kah Agjenda e Gjelbërt.
“Jam këtu sot për të konfirmuar se do keni mbështeten time për avancimin për dritën e gjelbërt. E gjithë bota po trajton mënyrat më të mençura se si të ringrihemi pas pandemisë, unë nuk pretendojë të zë vendin e ekspertit, por që qytetarët të jetojnë në një jetë të shëndetshme nuk kërkon asnjë llojë ekspertize. Kaq mjafton që secili nga ne ti bejë gjerat më ndryshe. Për agjendën e gjelbërt kjo është e ardhmja mbrojtja e mjedisit. Ne besojmë në të ardhmen e gjelbërt dhe do të punojmë për ta jetësuar atë. Por asgjë nuk mund të bëhet vetëm dhe tani kemi nevojë për bashkëpunim, nëse synojmë të kemi sukses. E ardhmja është e gjelbërt”, tha ajo
Ambasadori gjermanë në Kosovë,Jörg Rohde thotë se një e ardhme e gjelbert mund të sigurohet nëse veprimet merren tani.
“Jamë i lumtur se si agresioni i Kosovës për mbrojtje e mjedisit ka rritur përformancën e saj. Një e ardhme e gjelbërt mund të sigurohet nëse veprimet merren tani. Është me rendësi më ndryshua mendësinë, ne kemi qenë diplomat të rinjë jemi të gjithë bashkë në këtë problematik dhe nuk mund ta vendosim gishtin tek njeri tjetër ta bëjmë Kosovën më të gjelbërt sa më shpejt që është e mundshme”, tha ai.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se Qeveria duhet ta forcojë legjislacionin ekzistues për implementimin efektiv të çështjeve mjedisore.
“Pse menaxhimi i mbeturinave është i vështirë, pse nuk po ndodhë riciklimi, këto çështje duhet të merren parasysh. Qeveria duhet ta forcojë legjislacionin ekzistues për implementimin efektiv. Pra është prioritet për BE-në që të kenë një ekonomi konkurruese kjo nënkupton mbrojta dhe e shëndetit të qytetarëve nga impakti mjedisor. Pra ky ndryshim mund të jetë efektiv nëse të gjithë nisin ndryshime”.A.Z./arbresh.info/.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?