Agjencia daneze e inteligjencës ndihmoi Agjencinë amerikane të Sigurisë Kombëtare (NSA) të spiunonte udhëheqësit evropianë, duke përfshirë kancelaren Angela Merkel dhe presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, raportuan sot mediat gjermane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zbulimet se Washingtoni ka përgjuar aleatët evropianë u shfaqën për herë të parë në vitin 2013, por vetëm tani gazetarët gjermanë kanë fituar akses në raportet e brendshme në lidhje me rolin e Shërbimit të Inteligjencës Mbrojtëse Daneze (FE) në sigurimin e mbështetjes për NSA-në.
Raporti tregon se fqinji verior i Gjermanisë dhe partner i BE-së ka bashkëpunuar në mënyrë aktive me SHBA-në në spiunimin ndaj udhëheqësve gjermanë.
Sipas raportit, kandidati i atëhershëm për kancelar i Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD), Peer Steinbruck, ishte gjithashtu në listën amerikane të spiunimit.
Duke reaguar ndaj çështjes së spiunimit, Steinbruck për Deutsche Welle tha: “Politikisht, unë e konsideroj këtë një skandal”.
Steinbruck, derisa pranoi që vendet perëndimore kërkojnë shërbime inteligjente funksionale, shtoi se fakti që autoritetet daneze kanë spiunuar partnerët e tyre tregon “se ata më tepër po i bëjnë gjërat vetë”.
Zëdhënësi i kancelares tha se as Merkel dhe as Steinmeier nuk kanë “ndonjë njohuri” për operacionet e spiunimit të kryera nga zyrtarë kryesorë të qeverisë daneze.
Zyrtari gjerman shtoi se kancelarja është informuar për zbulimet.
Qeveria daneze erdhi në dijeni për përfshirjen e shërbimit sekret në skandalin e NSA-së më së voni deri në vitin 2015. Autoritetet filluan të mbledhin informacion mbi bashkëpunimin e FE-së me NSA-në midis vitit 2012 dhe 2014 në raportin sekret Dunhammer pas zbulimeve nga ish-punonjësi i NSA-s, Edward Snowden, njoftoi televizioni gjerman NDR.
Informacioni që ata morën vërtetoi se FE ka ndihmuar NSA-në të spiunonte politikanët kryesorë në Suedi, Norvegji, Holandë, Francë, si dhe Gjermani.
Shërbimi sekret i Danimarkës gjithashtu ndihmoi NSA-në të spiunonte ministritë e jashtme dhe të financave daneze, si dhe një prodhues danez të armëve.
FE po ashtu ka bashkëpunuar me NSA-në në operacionet e spiunimit kundër vetë qeverisë amerikane.
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...