Finalja e Kupës së Shqipërisë zhvillohet me tifozë

15:10 | 31 Maj 2021
V. S.

Kupa e Shqipërisë luhet me prani të limituar të tifozëve.

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar ditën e sotme, se ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë do të luhet me praninë e limituar të tifozëve.

“Në përgjigje të kërkesës sonë “Mbi lejimin e spektatorëve në finalen e Kupës së Shqipërisë”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë lejen e posaçme për praninë e 1 mijë tifozëve” tha Federata.

Ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë, luhet sot ndërmjet Skënderbeut dhe Vllaznisë, nga ora 19:00 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë./lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme