Qeverisja lokale dhe ndryshimet ligjore, flet Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave

10:07 | 31 Maj 2021
arbresh.info

Ndërrimi i pushteteve nuk ka ndikuar në qeverisjen lokale e një gjë të tillë e ka potencuar kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një intervistë për arbresh.info, duke shtuar se në periudhën e pandemisë niveli lokal ka qenë stabil.

“Që nga marsi i vitit 2020, ka pas ndryshime politike në nivelin qendror, por niveli lokal ka qenë shumë stabil, që nga fillimi i pandemisë gjitha komunat janë mobilizuar maksimalisht ku i mobilizuan shtabet emergjente komunale ku në shumicën e komunave këto shtabe kanë qenë të udhëhequra nga kryetarët e komunave, përbërja e këtyre shtabeve ka qenë edhe është ende nga drejtorët komunal të shëndetësisë nga përfaqësues të kryqit të kuq  dhe përfaqësues të kategorive të ndryshme të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftimin për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19”, tha Ibrahimi.

Sipas Ibrahimit rreth 80% e rasteve në pandemi janë trajtuar në nivel lokal.

“Në një analizë të cilën e ka bërë Kolegjiumi apo asociacioni i jonë sektorial i shëndetësisë i cili përbëhet nga drejtor komunal të shëndetësisë, rezulton që 80%, e rasteve që kanë qenë të infektuar me covid 19 janë trajtuar në nivel lokal d.m.th në qendrat e mjekësisë familjare”, tha Ibrahimi.

E ndryshimi për ligjin e zgjedhjeve lokale bëri bujë të madhe duke u kundërshtuar nga të gjithë.

Ibrahimi një ligj të tillë po e shesh si të panevojshëm në këtë vit pasi që sipas tij nuk duhet të bëhen ndryshime kozmetike por ndryshime thelbësore.

“Lidhur me këtë ligj ne kemi thënë se nuk është koha që ne tani të ndryshojmë ligjin mbi vetëqeverisjen lokale është vit zgjedhor dhe nuk kemi asnjë të dhënë nga Ministria e Pushteti Lokal se cili është objektivi i ndryshimit të këtij ligji dhe pse duhet të ndryshohet ky ligj. Nuk është momenti që një ligj i tillë të filloj të amandamentohet këtë vit sidomos kur nuk kemi një objektiv të qartë se çka mendon Ministria e Pushteti Lokal që duhet të ndryshohet në atë ligj, nuk na duhen ndryshime kozmetike, na duhen ndryshime thelbësore”, tha Ibrahimi.

Lidhur me krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, Ibrahimi tha se shpreson të mos cenohet sistemi dy shkallës që është në Kosovë dhe të mos ketë një nivel të mesëm.

“Krijimi i asociacionit i paraparë me marrëveshjen e 2013-ës, i ka dhënë kompetenca ekzekutive de një fakt i tillë nuk mund të mohohet, ne shpresojmë që të gjendet një modalitet i cili nuk do të cenojë sistemin dy shkallës i cili është për momentin në Kosovë, d.m.th të mos kemi një nivel të mesëm edhe pse ka pas tendenca që nga vitet 2003-2005”,përfundoi Ibrahimi për arbresh.info.

Ndiqeni intervistën e plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme