Google ADS

“Pritja”, filmi mbi historinë e Ferdonije Qerkezit

19:10 | 30 Maj 2021
Arbresh.info

Historia e dhimbshme e Ferdonije Qerkezit, do të kthehet në një film, në kujtim të gjithë të humburve në kohën e luftës, shkruan arbresh.info.

Këtë lajm e ka bërë të ditur aktori Edi Kastrati, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Pritja” është emri i filmit, me skenarist Artan Korenicën, aktore Arta Muçajn dhe producent Edi Kastratin.

Realizimi i këtij projekti është mundësuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme