Trepça është shpallur kampione e Kosovës U18, duke mundur në finale Marigona Hill Prishtinën 62:61 (22:22, 18:13, 16:19, 6:7).
Sfida finale ishte shumë interesante. Periudha e parë ishte mjaft e baraspeshuar dhe këtë e dëshmon edhe rezultati 22:22. Në periodën e dytë, skuadra mitrovicase ishte për një nuancë më e mirë, duke e fituar këtë pjesë 18:13, duke shkuar në pushim me shifrat 40:35.
Pjesën e dytë, përkatësisht çerekun e tretë më mirë e nisën prishtinasit, duke kaluar në epërsi 47:54, por një seri prej 9:0 e ‘Xehetarëve’ bëri shifrat në semafor pas 30 minutash të jenë 56:54. Në 10 minutat e fundit u zhvillua lojë interesante dhe dramatike deri në fund, ku Trepça fitoi me shifrat 62:61.
Te Trepça u dalluan Anes Gashi me 22 pikë e 14 kërcime, Rinol Gashi me 14 pikë e 10 kërcime dhe Ergyn Rushiti me 12 pikë, kurse te Marigona Hill Prishtina u dalluan Altrim Osmani me 13 pikë e 10 kërcime dhe Genc Zeqiri me 16 pikë e 10 pikë.
Në ndeshjen për vendin e tretë, KB Vushtrria Basket e ka mundur Pejën me shifrat 70:57./GE/
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”