I rrethuar me kodra të mbuluara nga gjelbërimi, liqeni i Vasilevës ka një bukuri të rrallë që të mahnit dhe të lënë pa fjalë që në shikim të parë.
Ky liqen është krijuar nga njeriu, por që vite më vonë natyra i shtoi edhe më shumë hijeshinë.
Liqeni i Vasilevës ndodhet në mes të komunës së Drenasit dhe asaj të Fushë Kosovës, e që ka një sipërfaqe prej rreth 0.2 kilometrash katror, apo rreth 20 hektar tokë, me një thellësi prej rreth 20 metrash.
Ky liqen është i pasur me florë dhe faunë si dhe shumë i përshtatshëm për peshkim, shkruan arbresh.info.
Duke parë që ky vend po tërheq vizitorë të shumtë, Komuna e Drenasit në bashkëpunim me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ka për qëllim rregullimin e një parku rekreativ.
Në këtë projekt parashihet të bëhen punime vetëm përreth Liqenit të Vasilevës, ku do të krijohet infrastruktura e nevojshme, përfshirë ndriçimin, shtigjet për ecje.
Zëdhënësi për media në Komunën e Drenasit, Bekim Dobra, për arbresh.info tregon se si është formuar ky liqen e po ashtu përmendi disa nga detajet të projektit “Parku rekreativ Liqeni i Vasilevës”.
“Liqeni është krijuar qysh në vitet e 60-ta, kur është bërë ndërtimi i termocentralit të Kosovës KEK-ut. Ata kanë bërë këtu gërmime edhe pas gërmimeve është kriju liqeni në mënyrë natyrale edhe ka një hapësirë bukur të madhe, tash vizitohet shumë edhe ma herët edhe tani nga ana e qytetarëve të Kosovës. Ndërsa sa i përket komunës, komuna është duke bërë projektin ku ka formu një grup punues për hartimin e projektit të këtij liqeni i cili do të bëhet një zonë rekreative dhe turistike për të gjithë banorët, ju e pat edhe rrugës që veç ka fillu me u punu trotuaret edhe deri te liqeni ka me u bë rruga e asfaltuar që është në bashkëpunim me Ministrin e Infrastrukturës po besoj që gjatë këtij viti do të përfundoj asfaltimi i rrugës ku do të ketë edhe ndriçim po ashtu ajo rrugë ndërsa pas hartimit të projektit nga ana e KEK-ut, dhe e komunës do të fillojmë edhe realizimin e projekteve në bashkëpunim me KEK-unë edhe komunën”, tha Dobra.
Ai, thotë se nuk dihet saktë se kur do të përfundojë ky projekt, pasi sipas tij, gjatë implementimit të tij kanë hasur në disa shqetësime që në një formë kanë pamundësuar fillimin e këtij projekti.
“Për shkak të procedurave ligjore ne e kemi ba edhe një kërkesë në Agjensionin Pyjor të Kosovës sepse një pjesë e këtyre zonave në pronësi të APK-së, ne kemi bërë kërkesën që të marrim një pëlqim nga ana e tyre që ato zona që janë precizuar edhe në kërkesë, kanë të precizuar edhe nga ana e Drejtorisë për Gjeodezi dhe Kadastër, po presim nga ana e tyre të marrim një pëlqim që të fillojmë me realizimin e këtij projekti që po besoj këtij viti dhe vitin e ardhshëm do të përmbyllet”, deklaroi zëdhënësi i komunës.
Përkundër bukurisë e cila të qetëson syrin dhe shpirtin, banorët e komunës së Drenasit nuk kanë aspak interesim ta frekuentojnë atë.
Madje ka disa prej tyre që thonë se që nga paslufta nuk e kanë vizituar Liqenin. Interesimi për shijimin e këtyre bukurive nuk mungon nga qytetarët që vijnë nga komuna të tjera të Kosovës.
“Ai është formu prej kombinati, unë nuk kam qenë më kur kamë qenë në luftë që kam ecë në këmbë, mirëpo tash është një liqen po thonë po s’ka infrastruktur, pasi që unë para 22 vite i kam ra anej dhe kam parë që është kriju një liqen artificial që është bërë prej dheut që ka gjujt kombinati prej Bardhit të Madh, vend të mirë ka ajo farë gryke por personalisht skam qenë më”, tha qytetari Mehmet Bublaku.
Por, vizitues të rregullt në këtë liqen sipas banorëve janë peshkatarët, kjo për faktin se me kalimin e kohës brenda liqenit është krijuar edhe një ishull i vogël, i cili tani po shfrytëzohet nga peshkatarët.
Ndryshe përreth Liqenit të Vasilevës ndodhen edhe disa liqene tjera të vogla por atraktive për të gjitha ata që e vizitojnë atë./arbresh.info/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...