Google ADS

Gastronomia në pritje të protokolleve për organizim të dasmave

07:30 | 30 Maj 2021
Trina Galanxhi

33 raste të reja me Covid janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit nga gjithsej 3.777 testime të bëra. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se janë shëruar 92 pacientë ndërsa jetë kanë ndërruar 11 persona. Ndërkohë procesi i vaksinimit vazhdon të rrjedhë.

Deri më tash janë vaksinuar mbi 233.000 qytetarë nga rreth 430.000 të paraqitur. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce në facebook njoftoi se nga nesër do jetë në funksion faqja elektronike vakcinacija.mk/revaccination e cila do shërbejë për regjistrimin e qytetarëve të cilët janë vaksinuar jashtë vendit ndërsa dozën e dytë duan ta marrin në Maqedoni.

Përmes regjistrimit të qytetarëve në këtë faqe do të kemi qasje të detajuar se për sa qytetarë bëhet fjalë, me cilat vaksina janë vaksinuar dhe kur duhet ta pranojnë dozën dytë. Kjo faqe për regjistrimin e rivaksinimit do jetë e hapur një javë, pas cka do të mbyllet dhe vetë procesi i regjistrimit të këtyre qytetarëve”, tha Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.

Ndërkohë pronarët e objekteve gastronomike kanë mirëpritur rekomandimin e komisionit për sëmundje ngjitëse për lehtësimin e masave, duke thënë se janë në pritje të detajeve mbi protokollin e organizimit të dasmave.

E dimë vetëm se kemi leje të ketë muzikë, ndërkaq mbeten në fuqi të gjitha kushtet higjienike sanitare të cilat duhet të jenë në nivel. Absolutisht nuk kemi protokolle konkrete, për momentin ende presim shpjegim të gjithë situatës. Besoj se do të jepen drejtime nga ana e KSI që muzikantët të jenë të stacionuar në skenë nuk do ketë nevojë të zbresin në mesin e mysafirëve. Mos të harrojmë që ende jemi në pandemi, edhe pse masat janë lehtësuar nuk duhet të lëshohemi krejtësisht por duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe t’i respektojmë këta masa”, pohoi Marija Sinadinovska Arsovska nga Bordi iniciues i organizimit të ngjarjeve.

Nga bordi iniciues i organizimit të ngjarjeve thanë se do të kërkojnë që objektet të cilat nuk kanë hapësirë të jashtme të mund të punojnë me gjysmë kapaciteti në ambientin e mbyllur.

Komisioni për sëmundje ngjitëse ka rekomanduar që të lejohet organizimi i dasmave por me kusht që një tavolinë të ketë vetëm 6 persona të ulur ndërkaq objektet gastronomike të mos organizojnë manifestime me më shumë se 100 të ftuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme