Chelsea ka arritur të fitojë në finalen e Champions Leagues që u mbajt në Porto të Portugalisë ndaj Manchester Cityt me rezultat minimal 0:1.
“Blutë” e Londrës ndonëse hynë në këtë finale si më pak favorit, arritën që në fund të kurorëzoheshin me trofeun e garës më prestigjioze evropiane për klube.
Goli i vetëm në ndeshje erdhi në minutën e 42-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Ishte Kai Havertz i cili shfrytëzoi gabimin e portierit Ederson dhe realizoi në portën e boshatisur.
Pjesa e dytë më nuk pati gola, ndonëse u zhvillua me intensitet mjaft të lartë.
Guardiola provoi të gjitha mundësitë në përpjekje për ta barazuar rezultatin, por nuk arriti ta thyente mbrojtjen e çeliktë të ekipit të Tuchelit.
Kështu, Chelsea e fiton Ligën e Kampionëve për here të dytë në histori të klubit, ndërsa Manchester City mbetet pa asnjë trofe të kësaj gare.
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...