Në dhjetë ditët e ardhshme ne do të dimë detajet e rishikimit të buxhetit. Në këtë periudhë, Ministria e Financave duhet të përfundojë bisedimet me të gjitha institucionet në mënyrë që rishikimi i buxhetit të hyjë në procedurë parlamentare në qershor ose në gjysmën e parë të korrikut, njoftoi sot kryeministri Zoran Zaev.
“Rebalanci i ri i buxhetit do të thotë zhvillim, por do të thotë gjithashtu para për të paguar vaksinat, pajisjet e gjurmëve të gishtave, për zhvillimin shtesë të politikave bujqësore, për të mbështetur të gjitha pakot e masave dhe për të qenë i gatshëm për gjithçka që vijon.
Ne jemi duke hyrë në pjesën e zhvillimit të ekonomisë sonë dhe po dalim nga pandemia. Rebalanci nënkupton forcimin shtesë të institucioneve në pjesën e realizimit të të gjitha programeve nga Buxheti në këto pesë muaj”, tha Zaev./Telegrafi/
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty