Një i vdekur 28 raste të reja me Covid në Kosovë

15:15 | 29 Maj 2021
L G

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.025 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 28 raste pozitive.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (76 vjeç), shkruan arbresh.info.

Numri total i rasteve pozitive është 107.382 raste nga 607.230 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 133 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.652 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.487.

Njoftimi i plotë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme