Google ADS

Qytetarët e Drenasit flasin për punën e Ramiz Lladrovcit

15:04 | 29 Maj 2021
L G

Qytetarët e komunës së Drenasit për arbresh.info, kanë thënë se janë ndarë të kënaqur me punën e Ramiz Lladrovcit e po ashtu ata përmenden edhe ndryshimet që sipas tyre Lladrovci ka arritur t’i realizojë.

“Paj preciz është, e po ashtu i përpiktë. Mu ma merr menja që është kryetar shumë i vlefshëm edhe e ka ba njëfarë ndryshimi rrënjësor këtu në Drenas. Më së shumti ndryshime vërehen në administratën e vet, pasi që ka qenë njëfarë hierarkie e tash po më doket ka një disiplinë në nivelin e duhur, sepse kur shkojmë për dokumentacion 5-10, minuta nuk bon vaki me prit ma shumë veç me pas naj defekt në dokumente tua se nuk të vonojnë. Edhe kështu puna po më doket e suksesshme shumë e mirë. Mu po m’ duket shumë që ka ndryshim se jo pak”, tha Shefqet Elshani, qytetarë i Drenasit.

Ndryshimet janë parë të ndodhin edhe në arsim, rregullimi i infrastrukturës dhe ambienteve shkollore nuk ka munguar sipas qytetarëve.

“Unë jam mësimdhënës, e puna e tij deri tash është e mirë ka punu mjaft d.m.th jemi të kënaqur me punën e tij. Ndryshimet sidomos që ka ba janë në parkun e Drenasit, këtu po shihen që janë lapidarët e dëshmorëve më të njohur të komunës sonë dhe kjo është një meritë e madhe. Po edhe në shkolla, infrastruktura e shkollave është e mirë e ka rregullu ambientin e brendshëm, kopshte e tjera”, tha Sabit Gashi.

Ndryshe tash në tetor të këtij vitit do të mbahen zgjedhjet komunale për kryetarë të komunave/S.D/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme