Google ADS

500 vjet e vjetër e me 850 dyqane, një qarshi të dytë si kjo e Shkupit nuk e gjeni në botë

13:22 | 29 Maj 2021
L G

Ngjyra e kalldrëmet janë vetëm pak pamje më të cilën sytë mahniten po sa të hysh në fillim të saj.

Është kjo çarshia e vjetër e Shkupit.

Mjafton njëherë të vish në këtë pjesë të Maqedonisë Veriore dhe këmbët të kthejnë sërish.

Dyqane artizanale të ndryshme, kafja e qaji buzë rrugëve e në mënyrë krejt të natyrshme është vendi që të jep liri, dhe kufizimi brenda saj nuk ekziston.

Gjallëria në këtë pjesë të vjetër e antike kthehet me të ardh pranvera e vizitorët anembanë Evropës.

Nuk ka një njeri që vjen njëherë në Shkup e nuk kthehet përsëri, fillon rrëfimin Bejtullah Morina, kryetar i Esnafeve të Shkupit.

“Ka kohë të gjatë që s’ka pas kësi pamje, por me fillimin e pranverës çarshia është një mozaik me ngjyra i qytetit. Shkaku i pandemisë turistët na mungojnë pak, por atmosfera është e mirë. Për çdo njëri që të paktën njëherë e viziton çarshinë i tërheq prape më ardh këtu. Nuk ka një person që vjen njëherë e s’do të vij sërish”.

Një çarshi që është e vjetër më shumë se 500 vjet ka brenda saj afër 850 dyqane, një laramani gjërash e monumente të shumta që janë atraksion për këtë pjesë.

“Çarshia në vete ngërthen 850 dyqane në tërësi. Çarshia në periudha të ndryshme, në kohën e komunizmit ka pasur një zbehje, a ngjallje, e ramje e sidomos në kohë pandemie”.

E nuk ka një çarshi të dytë si kjo e Shkupit, thotë Morina.

Kjo perlë e rajonit është vendi i vetëm ku shqiptarët në Maqedoninë Veriore janë totalisht të lirë e ndihen të pakufizuar.

“Nuk ka asnjë qytet që ka një çarshi të tillë e vetmja është në Sarajevë por me sipërfaqe është më e vogël se kjo e Shkupit. Gjithmonë kemi mysafir të ndryshëm.

Çarshia është vendi i vetëm ku shqiptarët ndihen si në pjesë të tyre të lirë. Kjo çarshi është 500 vjet e vjetër. Jemi munduar të ruajmë këtë çarshi”.

Zeje të ndryshme, xhami e vende të vjetra janë vetëm disa nga ato që do të duhej çdokush t’i vizitojë me të arritur në kët vend.

E në zemër, gjendet edhe tyrbja e Jigit Pashës, që njihet si çlirimtar i Shkupit.

Dikur e harruar nga dora e njeriut, tashmë ky vend është kthyer në një atraksion turistik ndonëse pak ka njohuri për të.

Brenda oborrit gjenden edhe dy varreza të vjetra.

“Jashtë janë dy varreza, kjo në fakt ka qenë shtëpi ku njerëzit kanë banu dhe ka qenë e lënë pas dore. Kjo ka qenë xhamia e Jegit Pashes në afërsi. Këtu kanë rënë dhe faktikisht është lloj tyrbeje”.

Ndonëse vende për tu pasur zili nga të tjerët, mungesa e investimeve nga dora e shtetit, për Morinën thotë se po zbeh edhe vizitorët.

Në një vend ku ke çka të vizitosh mungon orientimi nga ndonjë guidë.

Ata që e vizitojnë çarshinë kanë pak njohuri për monumentet historike të kësaj pjese.

“Këtë problem e kemi më dekada, bashkëpunimi i jonë më pushtetarët është i shkëputur. Kemi pas shumë herë iniciativë, për me ba një qendër turistike për broshura e harta për t’i informu njerëzit se çka do të mund të vizitojnë në çarshi dhe me ditë historinë e monumenteve”.

E në çdo rrugicë të kësaj çarshie duket se të pret një pamje e re.

Edhe përkundër kohës dhe kalimit të disa etapave, kjo çarshi vazhdon ta ruaj më fanatizëm arkitekturën e saj.

Çarshia e vjetër nuk do të ishte e kompletuar sikurse të mos ekzistonin çajtoret ku shërbehet çaji më i mirë turk.

Për të vizatuar këtë vend të mahnitshëm nuk të mjaftonte një ditë e tërë./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme