Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Cristiano Ronaldo mund t’i bashkohet PSG-së për të zëvendësuar Kylian Mbappén, ani pse ‘Zonja e Vjetër’ po e konsideron një shkëmbim me Paul Pogba.
Edhe pse Ronaldos i skadon kontrata në vitin 2022, ylli portugez mund të largohet nga Juve në merkaton e verës.
Mediat raportojnë se CR7 nuk është i lumtur në Torino dhe rikthimi i Max Allegri nuk ka përmirësuar asgjë pasi ai u la në stol për sfidën e fundit nga Andrea Pirlo.
Tani ‘Gazzetta dello Sport’, raporton se Ronaldo është njeriu kryesor për të zëvendësuar Kylian Mbappé, edhe këtij të fundit i skadon kontrata më 2022 dhe po refuzon që të rinovojë atë, pasi dëshiron kalimin te Real Madridi.
Nuk përjashtohet mundësia e rikthimit edhe në Manchester United.
Ka zëra se Juve po shqyrton mundësinë që ta shkëmbejë me Paul Pogbën.
Sido që të jetë, kjo do të jetë një verë e nxehtë sa i përket transferimeve dhe pavarësisht situatës me pandeminë, nuk përjashtohen lëvizje të mëdha. /Gazeta Express/
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...