Kim Jong-un urdhëron pushkatimin e një burri në sy të familjes për shitjen e filmave

12:18 | 29 Maj 2021
A. B.

Lideri komunist i Koresë Veriore, Kim Jong-un, raportohet se ka dhënë urdhër që një burrë të pushkatohet për shitjen ilegale të filmave dhe muzikës, ndërsa familja e të pushkatuarit është detyruar që ta shikojë aktin e ekzekutimit.

Burri që kishte fëmijë dhe që u identifikua me mbiemrin Lee ishte arrestuar në provincën Gangwon, para se të ekzekutohej 40 ditë më vonë para një turme prej 500 njerëzish, shkruan Daily Mail.

Lee u akuzua nga autoritetet për akte anti-socialiste për shkak të tregtisë me vdioe nga Koreja Jugore. besohet se ai u kap nga bija e një zyrtari ose nga grupi vëzhgues i lagjes përderisa po shiste filma dhe muzikë në mënyrë sekrete.

Raportohet se burri nga Koreja Veriore u ekzekutua pak më shumë se një muaj pas arrestimit, ndërsa bashkëshortja, djali dhe vajza e tij u detyruan që të qëndrojnë përballë tij dhe t’i shohim minutat e fundit të jetës së familjarit të tyre.

Koreja Veriore e ka në fuqi të ashtuquajturin ligj kundër mendimit anti-reaksionar, në të cilin përfshihet dënimi me vdekje për sjelljet anti-socialiste. Ky ligj besohet se shfrytëzohet nga pushteti absolut për t’i shtypur ndikimet e jashtme.

Raportohet se edhe 20 persona të tjerë janë në proces të ndjekjes penale pasi janë akuzuar për shitje të filmave dhe muzikës së Koresë Jugore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme