Reka: “Defender 21” ishte mesazh i qartë i diplomacisë së mbështetur me forcë

10:55 | 29 Maj 2021
L G

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane Blerim Reka thotë se “Defender 21” ishte mesazh i qartë i diplomacisë së mbështetur me forcë.

Reka, këtë e sheh si rikthim amerikan, shkruan arbresh.info.

“Rikthimi amerikan… Java që vjen, sjell ndërmjetësimin Euro-Atlantik në Prishtinë. Uashingtoni dhe Brukseli ndezin motorët diplomatik për arritjen e paqes së papërfunduar të Ballkanit”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Rikthimi amerikan
Java që vjen, sjell ndërmjetësimin Euro-Atlantik në Prishtinë. Uashingtoni dhe Brukseli ndezin motorët diplomatik për arritjen e paqes së papërfunduar të Ballkanit.
Koordinimi i Bajdenit me BE-në, zëvendëson konfrontimin e Trampit me unionin evropian.
Pas tërheqjes së Obamës nga Ballkani, e pas pranisë virtuele në rajon të Trampit, Bajden po i rikthen SHBA-të në rajonin, ku tashmë ateruan Rusia dhe Kina.
“Defender 21” ishte mesazh i qartë i diplomacisë së mbështetur me forcë.
“Hard Poëer” i Bajdenit, zëvendëson “Soft Poëer” të Obamës dhe “Tëitter Poëer” të Trampit.

Të ngjashme