Google ADS

Trekëndëshi Uashington-Berlin-Paris i koordinuar për finalizimin e dialogut Kosovë-Serbi

08:21 | 29 Maj 2021
M. A.

Ish-koordinatori shtetëror në dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, i cili mendon se aktualisht ekziston një koordinim mes BE-së dhe SHBA-së për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, dhe në këtë mes janë të përfshirë edhe Parisi e Berlini.

“Unë besoj që rreth dialogut Kosovë-Serbi duhet të ketë koordinim të ngushtë mes BE dhe SHBA dhe  unë besoj që ky koordinim ekziston. Akoma më të rëndësishme e shoh një koordinim të ngushtë në trekëndëshin  Uashington, Berlin Paris dhe deri diku po ashtu Londër dhe Romë sepse ka shumë rëndësi harmonizimi i qëndrimeve rreth Ballkanit përgjithësisht nga këto qendra të vendimmarrjes, tha Hyseni në një prononcim për portalin arbresh.info.

Roli dhe përfshirja e Amerikës te çështjet me rendësi për Kosovën janë të pazëvendësueshme, thotë Hyseni.

“Natyrisht, cila do të jetë shkalla e këtij koordinimi nuk varet nga ne. Ne mund të shfaqim dëshira padyshim që mund të shohim rolin e ShBA të pazëvendësueshëm në çdo gjë që ka të bëj me Kosovën. Mirëpo në anën tjetër koordinimi dhe harmonizimi është çështje e asaj që është marrëdhënie trans-atlantike dhe ne aty nuk kemi mundësi të ndryshojmë. Mund të bëjmë kthesa mund të shfaqim referenca dhe natyrisht që është në interes të Kosovës që një marrëdhënie dhe një raport trans-atlantik do t’i ndihmonte Kosovës tej mase”, tha Hyseni.

Një takim i radhës ndërmjet palëve negociuese të nivelit të lartë pritet të mbahet gjatë muajit qershor, dhe sipas përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është më e përshtatshme të mbahet para takimit të Këshillit të Bashkimit Evropian i paraparë të mbahet në fund të qershorit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme