Sot mediat greke kanë bërë të ditur zhdukjen e 38-vjeçares shqiptare. Kjo ngjarje e rëndë është pasqyruar gjerësisht por ajo që bie në sy është neglizhenca e autoriteteve shqiptare për të reaguar.
Kjo pasi janë afro 144 shqiptar të zhdukur në Greqi. Edhe përfaqësues të emigracionit shqiptar në Greqi e vënë në dukje këtë fakt.
“Asnjë hetim për 144 shqiptarë të zhdukur në Greqi”, kjo është thirrja që ata bëjnë për autoritetet shqiptare.
Nga 144 të zhdukur te regjistruar deri me sot 14 jane janë vajza dhe gra të moshes 17 – 38 vjeç.
38- vjecarja shqiptare Ermalda Arapi është zhdukur 10 ditë më parë në rrethana të mistershme nga zona e Gizit në Athinë. Ajo ka humbur kontaktet me familjen e saj prej dates 18/05/2021,dhe prej asaj dite nuk ka asnje informacion per fatin e saj.
Esmeralda ka sy ngjyre kafe dhe e gjate,1.73 meter,dhe permasa trupore normale.
Autoritetet greke kane hedhur ne mediat njoftimin mbi zhdukjen e saj.
Familjaret jane te shqetesuar dhe thone se jeta e saj ndodhet ne rrezik,ndaj lutet per kedo qe mund te dije dicka te kontaktoje shërbimin Silver Alert, 24 orë në ditë, në Linjën Kombëtare SOS 1065“ ose policine ne numrin 100./shekulli/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...