Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka njoftuar se kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, do të jetë kandidati i vetëm për kryetar në zgjedhjet e brendshme që do të mbahen nesër.
Sherifi këtë e ka bërë të ditur në emisionin ‘dPt te Fidani’, derisa është sqaruar edhe për rënien e Nismës në zgjedhjet e fundit parlamentare.
“Aktualisht vetëm z. Limaj do të jetë kandidat për kryetar të partisë”, ka sqaruar sekretari i partisë.
“Kur një parti politike arrin të marrë 50% të elektoratit dhe një iniciativë qytetarë, të mos i hyj në hak iniciativës Vjosa, sepse sigurisht edhe kontributi i listës së saj ia solli Vetëvendosjes 50%. Kur një grupim politik arrijnë të marrë 50%, natyrisht që do të dëmtohen ato parti që kanë bërë 70% të zgjedhjeve. 25% e partive të tjera kanë shkuar tek Vetëvendosja”, ka thënë tutje
Përgjatë ditës së nesërme, siç ka bërë të ditur Nisma përmes një komunikate, më 29 maj Nisma do ta mbajë Kuvendin Zgjedhor. Në të do të zgjidhet kryetari i partisë dhe Këshilli Kombëtar.
“Të nderuar përfaqësues të mediave, ju njoftojmë se nesër, më datë 29 maj 2021, NISMA Socialdemokrate mban Kuvendin Zgjedhor. Ky Kuvend Zgjedhor, ku do të zgjidhet kryetari i partisë dhe Këshilli Kombëtar, do të mbahet në ambientet e “Hotel Emerald” në Prishtinë, duke filluar nga ora 13:00”, thuhet në njoftim.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...