Eksporti vitin e kaluar, gjatë uljes së kërkesës së eksportit për mallrat dhe shërbimet tona, që ishte me intensitet të ngjashëm si edhe gjatë krizës globale në vitin 2009, shënoi rënie prej 10,1 për qind. Për këtë vit projektohet rikuperim gradual i kërkesës së jashtme dhe rritje e eksportit prej rreth 15,2 për qind, që është me rëndësi për rikuperimin e ekonomisë pas goditjes që e shkaktoi pandemia. Në të vërtetë, edhe të dhënat për tremujorin e parë të këtij viti udhëzojnë për rritje solide të eksportit.
Këtë, siç kumtoi Banka popullore, mes tjerash, e theksoi guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhoska në uebinarin kushtuar rolit të politikës monetare në periudhën e krizës nga Kovid-19 dhe të projeksioneve makroekonomike për vitin 2021, organizuar nga Universiteti “Goce Dellçev” – Shtip (UGD).
E-ngjarjen e hapën prorektori i UGD-së, prof.dr. Mishko Xhidrov, dekanja e Fakultetit ekonomik pranë UGD-së, prof.dr. Olivera Gjorgieva-Trajkovska dhe prof.dr. Darko Llazarov.
Në pjesën hyrëse të prezantimit, duke folur për ambientin global dhe pikëpamjet e Fondit monetar ndërkombëtar (FMN), Angellovska-Bezhoska theksoi edhe rëndësinë e ambientit global për aktivitetin eksportues të ekonomisë së vendit.
“Për ne, si ekonomi e vogël, me rëndësi kyçe është rikuperimi i ekonomisë globale, përkatësisht partnerëve tanë më të rëndësishëm tregtarë. FMN parasheh rritje të ekonomisë evropiane prej 4,4 për qind, ndërsa 3,6 për qind për ekonominë gjermane në të cilën bëjnë pjesë mbi 50 për qind e eksportit tonë. Posaçërisht është me rëndësi se pritet rritje solide e industrisë gjermane për shkak të përfshirjes së kapaciteteve prodhuese vendore në zinxhirët gjermanë të prodhimit të automobilave”, theksoi guvernatorja.
Ajo shtoi se rreziqet për projeksion janë kryesisht të lidhura me kohëzgjatjen e pandemisë. Zbatimin e procesit të vaksinimit, vazhdimin e masave për mbështetje të ekonomive, si dhe shpejtësinë e kthimit të besimit dhe stabilizimin e pritjeve tek konsumatorët dhe investuesit.
Gjatë prezantimit, Angellovska-Bezhoska dha kthesë komparative në reagimet e bartësve të politikës monetare dhe fiskale tek ne, në rajon dhe në nivel global, nga shpërthimi i pandemisë e këndej, si dhe të pikëpamjeve të deritanishme për efektet e arritura. Më pas, ajo e prezantoi skenarin makroekonomik të Bankës popullore për periudhën 2021-2023, duke u përqendruar veçanërisht në të gjitha segmentet kyçe – pritjet për rritje ekonomike, lëvizjet e çmimeve, bilancin e pagesave dhe rritjen e pritur depozitare dhe kreditore.
“Pritet se viti 2021 do të jetë vit i rikuperimit gradual të ekonomisë vendore, me ç’rast rritja ekonomike do të mbështetet edhe nga sistemi bankar. Rritja ekonomike nuk do të shkaktojë presione më të mëdha ndaj inflacionit, i cili kryesisht do të ruhej në nivel mesatar”, theksoi guvernatorja në përfundimin e prezantimit, pas çka i përmendi edhe rreziqet për projeksione, duke cekur se Banka popullore edhe në periudhën në vijim do t’i ndjekë me kujdes lëvizjet.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...