Google ADS

Hiqet ora policore dhe maskat në ambientet e jashtme, këto janë masat e reja anti-Covid në Kosovë

18:40 | 28 Maj 2021
L G

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për miratimin e masave të reja anti-COVID.

Me shumicë votash, qeveria aprovoi vendimin për heqjen e orës policore, si dhe zgjatjen e orarit të punës për gastronomisë, shkruan arbresh.info.

Sipas vendimit të ri të qeverisë në kuadër të masave të reja do të hiqet ora policore dhe do të zgjatet orari i punës për gastronominë deri në ora 23:00.

Po ashtu, sipas këtij vendimi është hequr edhe përdorimi i maskës kur qytetarët janë vetëm dhe në ambiente të jashtme.

Me këtë rast gjatë mbledhjes , ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se do të lejohet edhe lëvizja e qytetarëve pa maska kur janë vetëm dhe në ambiente të jashtme.

“Masat kryesore do të jenë si në vijim: Kufizimi i qarkullimit do të hiqet, megjithatë nga ora 00:00 deri në ora 05:00 nuk lejohet grumbullimi i personave në hapësira të brendshme dhe të jashtme. Zgjatja e orarit të punës së gastronomisë do të jetë deri në orën 23:00. Lejimin e lëvizjes pa maska të qytetarëve gjatë ecjes kur ata janë vet dhe në ambientet e jashtme”, u shpreh ministri Vitia./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme