Ngriten 94 aktakuza ndaj 115 personave

16:51 | 28 Maj 2021
A. B.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin e gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetekatër (94) aktakuza kundër njëqindepesëmbëdhjetë (115) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe, janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dhjetë (10) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, si dhe ka ngritur pesëdhjetepesë (55) aktakuza kundër shtatëdhjetë (70) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona dhe ka bërë një (1) ) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tri (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, si dhe, janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës , ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme