Google ADS

Osmani: Propozimi portugez, është bazë e mirë për zgjidhjen e problemit me Bullgarinë

16:30 | 28 Maj 2021
V. S.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e propozimit nga kryesimi portugez, për zgjidhjen e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes.

Ka deklaruar, se autoritetet në Maqedoninë e Veriut e kanë cilësuar propozimin si të mirë, pasi siç thotë, përfshin interesin e të gjithë palëve.

“E kemi konstatuar dhe vlerësuar si një bazë të mirë për zgjedhjen e problemit”, tha Osmani.

I pyetur, se a premton i njëjti heqjen e vetos nga Bullgaria dhe kështu, caktimin e seancës së parë ndërqeveritare, Osmani thotë se po punojnë si me Portugalinë dhe me Bullgarinë.

“Punojmë me kryesimin portugez dhe punojmë në mënyrë bilaterale me Bullgarinë. Punojmë edhe me shtetet tjera që të gjejmë zgjidhje”, tha më tej Osmani./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme