Google ADS

Qeveria merr vendim sot për lehtësimin e masave

16:41 | 28 Maj 2021
L G

Qeveria e Republikës së Kosovës pritet të marrë sot vendim për lehtësimin e masave anti Covid.

Burime të arbresh.info brenda qeverisë, kanë pohuar se gjatë mbledhjes që pritet të mbahet sot në ora 18:00 do të merret vendimi për lehtësimin e masave.

Ndërkohë si masë lehtësuese është paraparë edhe heqja e orës policore.

Ndryshe, dy ditë më parë Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka mbajtur takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë mbajtur një takim në të cilin janë dakorduar që nga 15 qershori të lirohen masat, që përfshijnë mbajtjen e dasmave, hapjen e pishinave dhe klubeve të natës./ arbresh.info/

LEXO EDHE

Oda e Hotelerisë thotë se të premten merret vendimi për lehtësimin e masave – Arbresh.info

Të ngjashme