Prishtinë, tre të lënduar gjatë një aksidenti me motoçikletë

15:57 | 28 Maj 2021
Arditë Shkodra

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 15:00, në rrugën “Astrit Dehari” në Prishtinë.

Si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë, një motoçikletë dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona ( këmbësori, drejtuesi i motoçikletës dhe bashkudhëtari i tij). Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./arbresh.info

Të ngjashme