Një oficer policie u lëndua rëndë në një sulm me thikë në një fshat afër qytetit të Nantes, Francë.
Sulmi ndodhi të premten në mëngjes në fshatin La-Chapelle-sur-Erdre, në veri të Nantes në zonën e Loire-Atlantique.
Sipas raporteve të mediave lokale, një burrë hyri në stacionin e policisë dhe sulmoi oficeren grua me thikë, duke shkaktuar dëmtime serioze.
I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në një veturë e cila më vonë u gjet e përplasur dhe e braktisur. Më pas besohet se ai kishte ikur në këmbë. Policia ka paralajmëruar banorët në afërsi të jenë në gatishmëri.
Dy helikopterë dhe disa ekipe qensh, si dhe më shumë se 200 oficerë lokalë, janë mobilizuar në gjueti për të dyshuarin dhe rrugët përreth vendit të ngjarjes janë të mbyllura.
Oficeri ishte anëtar i bashkisë së policisë, niveli më i ulët i forcave të policisë franceze të cilët zakonisht përfshihen nën kujdesin e kryetarit të bashkisë lokale.
Nuk ka informacion në dispozicion për motivin pas sulmit, i cili vjen vetëm disa javë pasi një punonjës civil i policisë u vra me thikë për vdekje në një sulm terrorist në Rambouillet në rajonin më të madh të Parisit. /
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll