Zyra Administrative e Gjykatës Speciale: Vaksinimi i dytë i të paraburgosurve është parashikuar më 4 qershor 2021

13:46 | 28 Maj 2021
S D

Në konferencën e pestë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj, Zyra Administrative e Gjykatës Speciale bëri të ditur se vaksinimi i dytë i të paraburgosurve do të bëhet më 4 qershor 2021, shkruan arbresh.info.

“Sa i përket ndërveprimeve midis avokatëve mbrojtës dhe klientëve, ne në këtë drejtim udhëzohemi vetëm nga nevoja për të mbrojtur shëndetin e njerëzve nga pandemia. Ky vendim është bazuar në vendimin që është marrë nga mjeku i shërbimit të burgut në Holandë. Kufizimet rishikohen vazhdimisht dhe është dëshira dhe synimi jonë përfundimtar që të hiqen këto kufizime kur të lejohet kjo nga kushtet. Sa i përket vaksinimeve, vaksinimi i dytë i të paraburgosurve është parashikuar më 4 qershor 2021 por ky është një faktor i rëndësishëm por jo vendimtar, sepse janë edhe persona të tjerë aty që janë rojet e burgut, vaksinimi i të cilëve mund të ketë ndikim në politikat që do të ndiqen”, ka thënë përfaqësuesi i ZA-së.

Hysni Gucati, së bashku me Nasim Haradinajn, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme