Betim Halimi dhe Mirlind Daku kanë marrë ftesë nga Bernard Challandes për miqësoret e qershorit.
Kjo është konfirmuar nga trajneri i Kosovës në konferencë për media para miqësoreve me San Marinon dhe Maltën.
Arijanet Muric është i sëmurë dhe Ibrahim Dresevic ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
“I kemi zgjedhur zëvendësuesit e Muriç dhe Dresheviq. I kemi marrë dy lojtarë të rinj, Mirlind Daku dhe Betin Halimi. Këta janë lojtarët që do t’i zëvendësojnë Dresheviçin dhe Muriçin”.
“Dardanët” do të nisin sonte përgatitjet në “Fadil Vokrri” para miqësores së 1 qershorit me San Marinon.
Pastaj, ata do të marrin rrugën drejt Austrisë, ku më 4 qershor do të luajnë miqësoren tjetër me Maltën në Klagenfurt. /Gazeta Express/
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...