Google ADS

Janakieski kërkon testim me poligraf: Nuk kam kontribuar të ndodhë “27 prilli”, jam i pastër

12:37 | 28 Maj 2021
A. B.

Ish-ministri Mile Janakieski sot në Gjyaktën Penale kërkoi testim me poligraf për të dëshmuar se e flet të vërtetë dhe ta bind gjykatën dhe opinionin se nuk është fajtor për 27 prillin.

Ai theksoi se testimi poligrafik do të dëshmojë se dëshmitari Aleksandar Vasillevski Ninxha ka gënjyer kur e ka theksuar atë si organizator që kanë dhënë udhëzime nga shtabi i OBRM-PDUKM-së ndaj personave që hynë në Kuvend. I pyetur nëse e njeh Ninxhën, Janakieski tha se për herë të parë e ka parë në gjykatë.

“Aleksandar Vasillevski ka dhënë 5 deklarata të ndryshime për këtë ngjarje të përgjakshme dhe nëse vlerësoni ju i nderuar gjykatës, jam i gatshëm në poligraf të dëshmojmë bashkërisht me Vasilevskin për ngjarjet e 27 prillit dhe atëherë gjykata dhe opinioni do të shogë kush e flet të vërtetën. Ninxha nuk e flet të vërtetën”, tha Janakieski.

Kundrejt pretendimeve të prokurorisë se Janakieski ka kontaktuar me Veljanovskin, Ristovskin dhe Atanasovskin për protestat e atëhershme dhe ka organizuar 27 prillin, i akuzuari mohoi dhe theksoi se nga dita e publikimit të bombave e deri tani, jeta e tij ka ndryshuar negativisht.

“Me Veljanovskin kontaktova deri sa isha ministër. Pasi e dhash dorëheqjen në maj të vitit 2015 nuk kishta kontakt. Me Ristovskin kishim komunikim deri sa ishim ministra. Më pas jo aq shumë. Gjatë vitit 2016 dhe 2017 kundër meje kishte 3 hetime dhe një gjykim dhe shpesh herë kontaktova me avokatë ku takohesha me të akuzuarit dhe ndërtonim mbrojtje. Rsitovski s’kishte hetime në PSP dhe për këtë shkak s’kam pasur komunikim”, tha Janakieski.

Ndryshe, rastin gjyqësor e udhëheq Ilija Trpkov, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurorja Katerina Kolarovska.

Të akuzuar për këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski. Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale “rrezikim të rendit kushtetues dhe sigurisë”./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme