Prokuroria Publike e Nju Jorkut ka intensifikuar hetimet e pasurive të patundshme të ish-presidentit, Donald Trump. Washington Post raporton se është krijuar ndërkohë edhe një i ashtuquajtur Grand Jury. Ky është një panel që mund të vendos për një aktakuzë në një procedurë jopublike. Ata duhet të mblidhen tre herë në javë dhe brenda gjashtë muajve duhet të vendosin, nëse provat e prokurorisë janë të mjaftueshme për të ngritur aktakuzë kundër Trumpit.
Prokurori i Manhattan, Cyrus Vance, ka kërkuar më parë edhe dorëzimin e dokumenteve të taksave të Trumpit në Gjykatën e Lartë në Uashington. Ai ende nuk ka ngritur asnjë aktakuzë. Hetimi gjithëpërfshirës ka të bëjë ndër të tjera edhe me dyshimin, se kompania Trump ka bërë deklarata të rreme në lidhje mevlerën e pasurive të patundshme, me qëllim që të marrin kredi ose për të fituar avantazhe në çmime.
Qindra sipërmarrje
Trump Organization është një kompani që përbëhet nga qindra sipërmarrje – prej hoteleve e deri tek fushat e golfit. Vance thuhet se po heton edhe pagesat e parave për heshtjen e grave, që kishin pranuar, se me Trumpin kanë pasur ndonjë aferë.
Trumpi reagoi menjëherë dhe u përgjigj se ky është “një vazhdim i gjuetisë më të madhe të shtrigave” në historinë amerikane. “Kjo është thjesht politike dhe një ofendim për gati 75 milionë votues që më mbështetën në zgjedhjet presidenciale”, shpjegoi ai në një letër. Procedimet drejtohen nga “prokurorë të lartë partiakë të demokratëve”.
“Vendi ynë është prishur, zgjedhjet tona janë të korruptuara dhe të vjedhura, prokurorët tanë janë të politizuar dhe unë do të vazhdoj të luftoj siç kam bërë në pesë vitet e fundit!”
Deri në gjykatën më të lartë…
Trumpi kurrë nuk ka paraqitur prova për pretendimet e tij për mashtrime në zgjedhje. Ndërkohë që është përpjekur me të gjitha mjetet ligjore që të parandalojë publikimin e të dhënave të tij për financat dhe për këtë çështje ka shkuar dy herë deri në Gjykatën e Lartë.
Javën e kaluar u bë e ditur se hetimet e ndara nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Letitia James, tani kanë më vete një pjesë të hetimeve për vepra penale. Disa ekspertë dyshojnë se zgjerimi i hetimeve mund të përfundojë së shpejti me ngritjen e ndonjë aktakuze./dw/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...