Janë 600 specializantë që janë pranuar vitin e kaluar në kategorinë e vet financimit.
Ata tani po kërkojnë që të futen në paga të rregullta.
Por, kjo deri më tani nuk është realizuar as pas adresimit të çështjes tek organet përgjegjëse dhe krerët shtetëror.
Urani Halimi, i cili është përfaqësues si specializantëve tha në Edicionin Special në Klan Kosova se mjekët i kanë shkëputur kontratat e tyre të punës me Qendrat e Mjekësisë Familjare, pasi që sipas ligjit për të përfituar këtë subvencion nuk lejohet që mjekët të punojnë në dy vende.
“Më 15 mars janë ndarë subvencionet për periudhën tetë mujore, nga data 1 mars deri 31 tetor. Por, që akoma nuk kemi marrë paga. Pasi që është marrë vendimi që të futemi në subvencione, mjekët i kanë shkëputur kontratat me vendet e tyre të punës, pasi që nuk lejohet që në kategorinë e subvencioneve mjekët të kenë edhe një punë të dytë”.
“Po ashtu këtu përjashtohen edhe gratë shtatzëna. Ato nuk paguhen pra gjatë kohës sa nuk angazhohen në specializim”.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...