Google ADS

Shiu shkakton dëme në Gjilan, Haziri thotë se ka aktivizuar Shtabin Emergjent

22:43 | 27 Maj 2021
L G

Moti me shi ka shkaktuar dëme në disa fshatra të komunës së Gjilanit.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i kësaj komune, Lutfi Haziri, shkruan arbresh.info.

“Pas reshjeve të jashtëzakonshme të shiut, kam aktivizuar Shtabin Emergjent, i cili ka dalë menjëherë në terren. Për momentin, situatë më e rënduar paraqitet në fshatin Sllubicë dhe Pogragjë, ku janë dëmtuar katër ura dhe muri i një shtëpie”, shkruan Haziri.

Ai, ka kërkuar që qytetarët e asaj pjese të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre përkohësisht.

“Kërkoj nga qytetarët e asaj pjese që në rast të përkeqësimit të situatës, të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre. Për çfarëdo problemi eventual, luten qytetarët që t’i kontaktojnë numrat e emergjencave të cilët janë pa pagesë: 112 dhe 193”, ka shkruar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme