“Republika e Maqedonisë së Veriut ka përcaktuar një politikë afatmesme për një rezistencë më të madhe të ekonomisë bazuar në platforma të shumta në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2025. Politikat përfshijnë: rritjen e zgjuar për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, konsolidimin fiskal, planin e investimeve ekonomike, agjendën e gjelbër dhe kontrollin e marrëveshjeve ekzistuese të tregtisë së lirë. Shumica e platformave bazohen në rajon si dokumente strategjike për të ndikuar në zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin në rajon”.
Kështu deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në fjalimin e tij në takimin e ministrave të Tregtisë të vendeve të Evropës Juglindore të cilët debatuan sot mbi temën “Sfidat dhe Mundësitë e Tregtisë në periudhën post pandemisë KOVID-19 në Evropën Juglindore”, e cila këtë vit kryesohet nga Republika e Turqisë.
Bekteshi tha se plani ekonomik-investues është dokument kryesor për Ballkanin Perëndimor, duke zhvilluar nisma dhe projekte të reja për krijimin e lidhjeve dhe rrjeteve më të forta në infrastrukturë, dixhitalizim dhe lidhjen e energjisë dhe transportit, si stimul i ri për rritjen ekonomike.
“Pozicioni i përbashkët në këtë plan është lidhja më e mirë e ekonomive në rajon në reformat themelore për zhvillimin e një tregu të përbashkët rajonal bazuar në legjislacionin e BE-së, me qëllim që rajoni të bëhet një zonë më tërheqëse për investime”, tha ministri Bekteshi.
Ai informoi se Maqedonia e Veriut si një mundësi për të lehtësuar tregtinë në rajon vendosi një kontroll të përbashkët kufitar – sistemin me një ndalesë me Serbinë dhe menaxhimin e integruar të kufirit në Tabanoc – Preshevë për mallra dhe pasagjerë, dhe njoftoi se në këtë mënyrë për kontrolle të përbashkëta së shpejti do të realizohet edhe me Republikën e Shqipërisë në vendkalimin kufitar Qafa Thanë, ku së fundmi është ndërtuar një terminal krejtësisht i ri.
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...