Komisionerja e Lartë e KB për të Drejtat e Njeriut Michel Bacelle tha sot se sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës mund të konsiderohen si krime lufte.
Ajo ka theksuar se nuk ka marrë prova se ndërtesat që ishin vënë në shënjetës janë përdorur për qëllime ushtarake, transmeton portal arbresh.info
“Nëse pasojat për civilët dhe objektet civile rezultojnë të rastësishme dhe joproporcionale, ato sulme mund të përbëjnë krim luftë”, tha Bacelle në fillim të një takimi të posaçëm të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të KB në Gjenevë.
Këshilli sot po diskuton nisjen e një hetimi të gjerë ndërkombëtar për shkeljet në lidhje me konfliktin e fundit midis Izraelit dhe organizatave ekstremiste Palestineze në Rripin e Gazës, por edhe abuzime “sistematike” në territoret Palestineze dhe brenda Izraelit.
Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka propozuar të kërkojë një ekzaminim në një nivel të paparë të abuzimeve dhe rrënjëve të tyre në konfliktin dekadë të Lindjes së Mesme.
Drafti i rezolutës u propozua nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIS) dhe po diskutohet sot në një takim të përqendruar në përshkallëzimin e dhunës midis izraelitëve dhe palestinezëve këtë muaj.
Takimi i 47 anëtarëve të Këshillit u thirr nga Pakistani në emër të OIS dhe Autoritetit Palestinez.
Ambasadori izraelit në KB në Gjenevë, Meirav Eilon Shahar, kritikoi si takimin ashtu edhe projekt-rezolutën të mërkurën, duke thënë se qëllimi i vetëm ishte “fajësimi i Izraelit, mbulimi i krimeve të Hamasit dhe shmangia e Autoritetit Palestinez që merr përgjegjësinë për popullin e vet”.
Para armëpushimit, nga sulmet ajrore izraelite kanë mbetur të vdekur 253 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë dhe plagosen më shumë se 1900 njerëz gjatë 11 ditëve të konfliktit.
Në Izrael kanë mbetur të vdekur 12 njerëz, përfshirë dy fëmijë dhe një ushtar.
Konflikti i fundit ishte lufta e katërt midis Izraelit dhe Hamasit, i cili ka qeverisur Rripin e Gazës që nga viti 2008./arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?