Zëvendësministrja, njëherit Koordinatorja Nacionale Kundër Dhunës në Familje, Nita Shala mblodhi në takimin e tretë me radhë Grupin Ndër-Ministror Kundër Dhunës në Familje, me synimin e mirë-koordinimit të përgjigjes ndaj rasteve të dhunës në familje nga institucionet përgjegjëse si dhe ndërmarrjen e hapave për parandalimin e dhunës në familje.
Të pranishmit diskutuan mbi nismën dhe bashkëpunimin në finalizim të nismës nga Komisioni për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, i cili në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë do të ndryshojë Ligjin Kundër Dhunës në Familje në linjë me dispozitat e Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftën Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje.
Gjithashtu u diskutua mbi rëndësinë dhe obligimin për të hedhur të dhëna në databazën e rasteve kundër dhunës në familje dhe për adresimin e ngacmimeve dhe dhunimeve seksuale.
Përveç përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse, në takim u lidhën përmes linjës elektronike 9 ekspertë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, donatorëve dhe organizatave joqeveritare në Kosovë. /arbresh.info/
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën