Zyrtarët komunal dhe Policia në Ferizaj diskutuan rreth dhunës në familje dhe sigurisë në komunikacion

14:06 | 27 Maj 2021
Arbresh.info

Sot, stafi i Drejtorisë Rajonale i Policisë në Ferizaj ka zhvilluar një takim pune me kryetarin e komunës së Ferizajt Agim Aliu, ku temë diskutimi, veç tjerash, ishte dukuria e dhunës në familje dhe siguria në komunikacionin rrugor. Ai shprehu gatishmërinë e tij dhe stafit të tij të pa rezervë, në mbështetje të aktiviteteve të përbashkëta me policinë.

Njëherit, policia ka nisur të mbajë ligjerata në shkollat e mesme të ulëta të Ferizajt, me temë ‘’Dhuna në familje dhe siguria në komunikacionin rrugor’’.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, përmes këtyre ligjeratave, synon të ngritë vetëdijen tek nxënësit e këtyre shkollave, për dukuritë negative që po e përcjellin shoqërinë tonë.

Policia do të shfrytëzojë format e bashkëpunimit të ndërsjellë, në të mirë të të gjithë qytetarëve, që të jenë të sigurt aty ku jetojnë dhe veprojnë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme